Të rinjtë britanikë sfidojnë shiun dhe erën e fortë, dalin e festojnë si të “çmendur”

Të rinjtë britanikë sfidojnë shiun dhe erën…

Të rinjtë britanikë sfiduan shiun dhe dolën të shijonin nisjen e fundjavës ashtu siç vetëm ata dinë. Pavarësisht se kishte edhe shumë erë e shkaktuar nga stuhia Evert, ata nuk u ndaluan dhe mbushën rrugët e qyteteve të ndryshme për të festuar.

Mediat britanike kanë publikuar fotografi nga mbrëmja e së premtes, ku grupe miqsh shihen teksa festojnë në rrugë, bare apo klube nate, duke mos i lejuar që moti i stuhishëm t’u prishë planet.

Të rinjtë britanikë sfidojnë shiun dhe erën e

Në Soho u panë radhë të gjata në rrugë nga të rinjtë që po shijonin fundjavën e radhës të lirë, pasi u hoqën kufizimet e Covid-19 në Angli. Vetëm javën e kaluar u lejua hapja e bareve dhe klubeve, pas një viti që qëndruan të mbyllura për shkak të pandemisë.

Edhe restorantet dukeshin se ishin plot, ku njerëzit u takuan me njëri-tjetrin për të ngrënë dhe pirë së bashku.

Nga pamjet e publikuara nga mediat vendase, shihet se si në Leeds, të rinjtë mbajnë çadrat e hapura për t’u mbrojtur nga shiu, por që nuk qëndrojnë dot pa festuar.

Të rinjtë britanikë sfidojnë shiun dhe erën e
Të rinjtë britanikë sfidojnë shiun dhe erën e
Të rinjtë britanikë sfidojnë shiun dhe erën e
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit