Të rinjtë e armatosur, dy 19-vjeçarë qëllojnë me armë drejt automjetit të bashkëmoshatarit të tyre

Të rinjtë e armatosur, dy 19-vjeçarë qëllojnë…

Të shtëna me armë janë raportuar këtë të dielë në qytetin e Skraparit. 

Mësohet se dy 19-vjeçarë kanë qëlluar drejt automjetit të bashkëmoshatarit të tyre. 

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa fatmirësisht i riu në ato momente ndodhej jashtë automjetit. 

Nga ngjarja nuk ka të lënduar dhe se pas të shtënave, dy 19-vjeçarët janë larguar drejt një zone të pyllëzuar. 

Të shumtat janë rastet ku të rinjtë e moshave nga 18-20 vjeç mbajnë me vete mjete të ftohta dhe armë. 

Ndaj këtyre grupmoshave duket të ketë kontrolle intensiv edhe për shkak të sjelljes agresive që shfaqin. Ku debati më I vogël përfundon në vrasje. Të rinjtë lëvizim me armë me vete, policia në këto raatë duhet të marrë masa dhe të parandalojë ngjarje edhe më të rënda ku po humbin jetën edhe njerëz të cilët nuk janë të përfshirë.  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit