Të rinjtë marrin rrugët e Europës, të moshuarve nuk u del pensioni, vijojnë punojnë

Të rinjtë marrin rrugët e Europës, të…

Largimi i të rinjve po e çon vendin drejt greminës. Përveçse të moshuarit po ngelen vetëm, ata po detyrohen edhe të punojnë, për shkak të kostive të larta të jetesës dhe pensioneve të ulta.

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, 18% e personave mbi 65 vjeç ishin të punësuar, niveli më i lartë që nga tremujori i tretë 2022. Më 2023, shkalla e punësimit mbi moshën 65 vjeç ishte mesatarisht 16.3%, nga rreth 14.8% në vitin 2022.

Punësimi i pensionistëve nisi të rritej pas vitit 2016, kur nisi fluksi i azilkërkuesve në Europë. Më pas, rritja e punësimit në moshën e tretë nisi të forcohej pas pandemisë, kur flukset e emigrimit filluan të rriten sërish, duke lënë mangësi në tregun e punës.

Puna pas pensionit është e pranishme në të gjithë sektorët, madje edhe në sektorin publik. Në qarqet e vendit, ende shumë pensionistë punojnë në sektorët e arsimit, shëndetësisë, etj., për shkak se nuk ka të rinj për t’i zëvendësuar.

Sipas INSTAT, gati 82 mijë persona mbi 64 vjeç ishin në punë në tetor-dhjetor 2023, nga 54,5 mijë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Të dhënat tregojnë se ishin punësuar mbi 27 mijë pensionistë më shumë se në tremujorin e fundit të vitit 2022. Ka një tendencë vitet e fundit se kur bie punësimi i të rinjve, të cilët kanë si synim kryesor largimjn nga vendi pasi nuk gjejnë më shpresë, ka më shumë të punësuar mes pensionistëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit