Të rinjtë mbajnë thika në vend të “çamçakëzit”, shtohen rastet e plagosjeve me mjete të ftohta

Të rinjtë mbajnë thika në vend të…

Vazhdojnë të shtohen rastet ku të rinjtë goditen me mjete prerëse me njëri tjetrin.  

Për policinë këto veprime nuk bëjnë më bujë apo përshtypje aq sa edhe I anashkalon si ngjarje.  

Ose mundohet ti fshehë ato për të mos raportuar shtimin e rasteve 

Ditën e djeshme një i ri është plagosur me thikë në Balldre të Lezhës. 

Policia nuk e rapotoi fare si lajm por pasi sot u publikua në median policia njoftoi vetëm arrestimin e autorit. 

Mësohet se konflikti ka ndodhur për shkak të një konflikti çasti dhe sherri mes dy të rinjve ka përfunduar me përdorimin e thikave. 

Tashmë thikat janë bërë në vend të “cigareve”, apo “çamçakëzave” në xhepat e të rinjve.  

Rastet shtohen çdo ditë dhe uniformat blu në vend që të parandalojnë këto ngjarje të rënda që shumë prej tyre përfundojnë në humjen e jetës dhe të shtojë kontrollet, fsheh ngjarjet. 

Në vetëm pak ditë janë raportuar disa ngjarje të plagosjes me thiku ku ka pasur edhe të rinj që kanë ndërruar jetë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit