Të rinjtë mund të kërcënojnë dhe djegin makinat lirshëm, policia neglizhon rastet dhe i lë të lirë

Të rinjtë mund të kërcënojnë dhe djegin…

Ende në vendin tonë fenomeni i kërcënimit nga meshkujt mbetet prezent dhe sa vjen e shtohet. Në ditët e sotme, jeta në vendin tonë është shumë e rrezikuar dhe qytetarët sidomos ndihen të pa sigurt si femrat po ashtu edhe djemtë të cilët po vriten çdo ditë si me armë ashtu edhe me mjete prerëse.

Kontrolli për këta të rinjtë është zero këshu ata mund të lëvizin me çfarë të dëshirojnë nëpër xhepa. Ndërsa femrat ndihen të pa sigurta për jetën e tyre shpesh herë edhe nga bashëjetuesit e tyre sepse nuk kanë qenë të pakta rastet ku ju kanë marrë edhe jetën.


Tashmë një zënkë e vogël nuk përfundon me fjalën “më fal”, por më kërcënim, vrasje ose prerje. Shumë prej tyre kërkojnë edhe urdhërmbrojtje por kjo është veçse një copë letre e cila nuk të mbron nga asgjë.
Këtë të kërkurë në qytetin e Tepelenës, një vajzë 31-vjeçare është kërcënuar nga dy vëllezër me jetë gjithashtu kanë tentuar t’i djegin dy automjete.


Policia ka arrestuar njërin prej tyre 31-vjeçar, ndërsa vëllai i tij po hetohet në gjendje të lirë.
Pra një femër ndihet e kërcënuar me jetë në vendin tonë dhe po ai djalë tenton ti djegë dy makina lihet në gjendje të lirë nga policia.
PRandaj janë edhe të shumta rastet kur femrat heshtin dhe nuk i denoncojnë këto raste, sepse mendojnë që nuk do të gjejnë një zgjidhje nga poicia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit