Të rinjtë në Kosovë në protestë kundër femicidit, përplasen me policinë

Të rinjtë në Kosovë në protestë kundër…

Dita e tretë e protestave në Prishtinë ka hapur një kapitull edhe më të ashpër të revoltës qytetare, ku sheshet kryesore janë shoqëruar me përplasje mes rinisë së revoltuar e të pashpresë dhe kordonëve të dendur të Policisë së Kosovës.

Çdo orë që kalon nuk e ka zbehur dhimbjen, por e ka kthyer atë në një zemërim kolektiv që nuk pranon më të zmbrapset. Vrasja e paralajmëruar e Arlinda Zekës ka shpërthyer pëlhurën e durimit shoqëror, duke nxjerrë në pah dështimin skandaloz të një sistemi që duhej ta mbronte viktimën, por që mbeti spektator përballë krimit të paralajmëruar.

Situata në terren është paraqitur e tensionuar, ku përplasjet fizike mes protestuesve të rinj dhe forcave të rendit kanë qenë të njëpasnjëshme. Të rinjtë e ndodhur në ballë të protestës kanë provuar vazhdimisht të çajnë rrethimin policor rreth ndërtesave të institucioneve, ndërsa Policia ka përdorur forcën për të mbajtur turmën larg, çka ka çuar në shtyrje të ashpra, përleshje trup me trup e shoqërime të shumta në polici.

Kjo përplasje e dhunshme në rrugë është pasqyrë e drejtpërdrejtë e krizës së Besimit: kur uniformat e policisë nuk arrijnë të ndalin dorën e vrasësit përpara se të ndodhë tragjedia, ato kthehen në simbolin e një shteti që nuk do apo nuk di të mbrojë qytetarët e vet.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit