Të rinjtë sherr me thika te Mali i Robit, tre prej tyre marrin lëndime

Të rinjtë sherr me thika te Mali…

Një sherr me thika ka ndodhur pak para mesnatës së mbrëmshme në Malin e Robit, ku disa të rinj janë përplasur mes tyre.

Rreth orës 23:30 shtetasi M. Gj., 26-vjeç është përfshirë në një sherr me shtetasin A. Gj., dhe gjatë përplasjes e ka plagosur me thikë këtë të fundit. Më pas në sherr është përfshirë një 33-vjeçar me inicialet G. Gj., i cili ka goditur me mjete të forta 26-vjeçarin M. Gj., dhe më pas ka qëlluar me thikë një tjetër shtetas me inicialet S. A., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Për rastin në pranga kanë përfunduar M. Gj., dhe G., Gj., të dy banues në Kavajë të dyshuar për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”. Deri më tani shkaqet e sherrit janë të paqarta, ndërkohë që hetuesit po punojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Specialistët për Hetimin e  Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: M. Gj., 26 vjeç dhe G. Gj., 33 vjeç, banues në Kavajë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”. 

Nga hetimet dyshohet se më datë 08.06.2024, rreth orës 23:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi M. Gj. është konfliktuar me shtetasin A. Gj. dhe gjatë konfliktit e ka goditur këtë shtetas, me mjet prerës thikë. 

Në konflikt ka ndërhyrë edhe shtetasi G. Gj., i cili ka dëmtuar me mjete të forta, shtetasin M. Gj., si dhe më pas ka goditur me mjet të mprehtë thikë, shtetasin S. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, sigurimin e  provave, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit