Të rinjtë shpëtojnë delen që kishte mbetur në llucën e liqenit

Të rinjtë shpëtojnë delen që kishte mbetur…

Një video e cila pasqyron një moment të bukur ka mbërritur ditën e sotme në redaksinë tonë, ku disa djem të rinj bëhen heronj të një deleje të pafajshme e cila kishte mbetur në llucë.

Ngjarja ka ndodhur në Tragjas të Vlorës! Nga pamjet që JOQ Albania ka siguruar, duket delja e cila teksa ka qenë duke u përpjekur të pijë ujë, ka mbetur në llucën e liqenit dhe nuk ka dalë dot më në anën tjetër.

Disa të rinj që ndodheshin aty pranë, kanë ndërhyrë pa ngurrim për ta shpëtuar delen nga situata e vështirë. Madje njëri prej tyre futet me not që nga ana tjetër e liqenit, ndërkohë që e ndjekin nga pas dhe dy qen.

Pershendetje, sot pashe nje akt shume te bukur ne Tragjas te disa te rinjve. Nje dele e humbur  dhe e mbetur ne lluc u ndihmua nga disa te rinj qe hyn ne ujerat teper te ftohta nene ujor te Izvirit,” shkruan qytetari që ka dërguar pamjet.

Ky rast tregon se sa e rëndësishme është përkujdesja për kafshët, sidomos në momente të tilla.

Bravo djemve për veprimet e tyre.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit