Të rinjtë shqiptarë kanë privimin material dhe social më të lartë në Europë

Të rinjtë shqiptarë kanë privimin material dhe…

Kushtet aspak të mira të jetesës dhe mundësia për të përparuar me planet  tyre i detyron të rinjtë shqiptarë të largohen nga vendi. Këtë fakt e tregojnë edhe të dhënat më të fundit të Eurostat. Një raport i publikuar tregon se të rinjtë shqiptarë nuk kanë mundësi të sigurojnë të mirat materiale, që janë të nevojshme apo i dëshirojnë për një jetë më të mirë.

Sipas Eurostat arsyet që i nxisin ata të largohen nga vendi lidhen me pamundësinë për të përballuar pagesa të ndryshme si qiraja, huaja për shtëpi, pushime, blerjen e një makine, shpenzimin e kohës së lirë etj, me pak fjalë pamundësinë për të bërë një jetë të përshtatshme dhe të dëshirueshme.

Sipas statistikave të Eurostat, në Bashkimin Europian në vitin 2021, shkalla e privimit të rëndë material dhe social midis të rinjve (mosha 15-29 vjeç) ishte 6,1%.Për Shqipërinë, ky tregues është shumë më i lartë, në 34%, duke shënuar një rekord negativ në Europë.

Ndërsa në treguesin e privimit material, Shqipëria ka diferencë me vendet e rajonit, në indikatoritn tjetër, që mat rrezikun për të qenë i varfër, vendi ynë së bashku me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë, për të cilat raportohen të dhënat janë pothuajse në të njëjtin nivel, me rreth 25% të grupmoshës nga 15-29 vjeç që është në rrezikun për të qenë i varfër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit