Të rinjtë shqiptarë kanë vështirësi të paguajnë qiranë e shtëpisë

Të rinjtë shqiptarë kanë vështirësi të paguajnë…

Kriza ekonomike nuk po prek vetëm familjarët apo pensionistët por edhe moshat e reja. Vështirësitë për të kryer disa pagesa mujore, për t’u argëtuar apo për të blerë një automjet janë të shumta, sa që ata privohen nga shumë gjëra. Disa të dhëna janë analizuar nga Eurostat, për Europë në vitin 2021, ndërsa për Shqipërinë të dhënat i përkasin vitit 2020.

Në to pasqyrohet fakti se të rinjtë shqiptarë kanë vështirësi për të përballuar pagesa të ndryshme si qiranë e një apartamenti, blerjen e një makine, shpenzime për kohën e lirë apo edhe ikjen për pushime vjetore larg shtëpisë. Në Bashkimin Europian në vitin 2021, shkalla e privimit të rëndë material dhe social midis të rinjve të grup-moshës 15-29 vjeç ishte 6,1%. Për Shqipërinë, ky tregues është shumë më i lartë, në 34%, duke shënuar rekord negativ në Europë.

Të rinjtë shqiptarë duket se më së shumti mjaftohen me mbijetesën ose kalimin e muajit, sesa të kenë mundësi financiare të jenë të pavarur. Edhe në nivel rajonal Shqipëria qëndron në krye të listës. Përqindjen më të ulët të privimit material dhe social e ka Serbia me 10.4% në 2020-n pasuar nga Maqedoninë e Veriut, me 14.9% dhe Malin e Zi me 22.3 %.

Alarmi ngrihet për grupmoshë nga 15-29 vjeç, e cila është në rrezikun për të qenë të varfër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit