Të rinjtë të armatosur në çdo kohë, shembujt e gabuar që sjellin në shoqëri

Të rinjtë të armatosur në çdo kohë,…

Mbajtja e armëve të ftohta me vete dhe plagosjet me thika janë shembujt që të rinjtë e sotmën po japin. Cdo ditë shohim adoleshentë që zihen dhe këto zënka përfundojnë në gjakosje, në gjendje të rëndë dhe ndoshta edhe në humbje jete.

Ata po tregojnë një mungesë të theksuar të edukimit duke bërë që kjo të tregohet në armatosje me armë të ftohta si thikat apo edhe pistoleta.

E tillë ka qenë ngjarja e ndodhur këtë të premte ku një 18 vjeçar ka plagosur me thikë 3 adoleshentë të tjerë me thikë, ku gjëndja e njërit prej tyre është e rëndë. Mësohet se gjithçka ka nisur në ambientet e një lokali dhe shkak janë bërë ngacmimet ndaj një vajze, bashkëmoshatare me ta.

Aldo Hasani,ka plagosur me thikë personat e identifikuar si, Xhejson Plepi 17 vjeç, Ersid Tula 16 vjeç dhe Kledis Hoxha 16 vjeç. Adoleshentët po marrin mjekim në spital dhe mësohet se njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë. Prej disa orësh ai u mbajt në sallën e operacionit.

Këto janë shembujt më të keq të shoqërisë, por për ta nuk merret asnjë masë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit