Të rriturit në SHBA, nuk planifikojnë të kenë fëmijë, shifrat në rritje

Të rriturit në SHBA, nuk planifikojnë të…

Një numër gjithnjë e më i madh i qytetarëve të rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk dëshirojnë të bëhen prindër ose nuk planifikojnë të kenë fëmijë në të ardhmen.

Një studim i Qendrës “Pew Research” zbuloi se numri i të rriturve në vend që nuk kanë fëmijë dhe që nuk planifikojnë të kenë fëmijë në të ardhmen është rritur për shtatë për qind për tre vjet.

Sipas rezultateve të anketës, 44 për qind e të rriturve të moshës 18 deri në 49-vjeç që nuk kanë fëmijë janë përgjigjur se mundësia për t’u bërë prindër në të ardhmen është “kurrfarë” ose “shumë e ulët”. E njëjta gjë u konsiderua në vitin 2018 nga 37 për qind e të anketuarve në SHBA.

Anketa zbuloi se 56 për qind e këtyre njerëzve thanë se nuk donin fëmijë, 19 për qind përmendën problemet mjekësore, 17 për qind financiare dhe pesë për qind problemet klimatike dhe mjedisore si arsye.

Shkalla e lindjeve në SHBA ka qenë në rënie të vazhdueshme që nga viti 2007. Në vitin 2019 ishte 58,3 në një mijë gra dhe në vitin 2020 u ul për katër për qind.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit