Të shpëtojmë jetën e Roselës 15-vjeçare!

Të shpëtojmë jetën e Roselës 15-vjeçare!

Rosela vetëm 15 vjeç, nga fshati Dvoran i Korçës ka nevojë për ndihmë. E mitura është diagnostikuar me leuçemi akute dhe sot ndodhet në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve në pritje të udhëtojë drejt Italisë. Ajo duhet të bëjë transplant të palcës që kushton shumë dhe familja nuk ka mundësi të përballojë kostot.

Për të ndihmuar Roselën është hapur një gofund dhe shokët e saj të klasës dhe mësuesja bëjnë thirrje që të kontribuojmë sadopak për shërimin e saj.

Jeta e Roselës është në rrezik, prandaj të gjithë bashkë duihet të bëjmë aq sa mundemi.

Linku i GOFUND!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit