Të shtëna me ar.më në Lezhë, 1 i plagosur

Të shtëna me ar.më në Lezhë, 1…

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Lezhë pasditen e sotme. Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se një person ka mbetur i plagosur: Odise Simoni, 30 vjeç.

Simoni është dërguar në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e rrethanave të krimit.

“Në fshatin Mabë, Lezhë, pas një konflikti të çastit shtetasi D.R.,40 vjeç ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin Odise Simoni,29 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit”, njoftoi policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit