Të shtëna me armë në Kamëz, asnjë person i lënduar

Të shtëna me armë në Kamëz, asnjë…

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së dielës në Kamzës.

Sipas njoftimit të policisë, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë drejt mjeteve.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Donald Trup” në Kamëz.

Personi i paidentifikuar ka qenë i ulur pas në motomjet dhe me breshëri plumbash ka qëlluar në drejtim të mjeteve, ku fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kamzë/Informacion shtesë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, sipas të cilit në rrugën “Donald Trump”, në Kamzë, një shtetas ende i paidentifikuar, i ulur pas në motomjet, ka qëlluar me armë zjarri, nga veprimet e para hetimore rezulton se ka qëlluar në drejtim të automjeteve të parkuara, për pasojë, dy automjete kanë pësuar dëmtime. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit