Të shtëna me armë në Kamëz

Të shtëna me armë në Kamëz

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Kamëzs. Të shtënat u regjistruan në rrugën “OSBE”. Sipas informacioneve paraprake, ka qenë shtetasi me inicialet J. K., 33-vjeç, i cili dyshohet të ketë qëlluar me armë në drejtim të shtetasve me inicialet I. H., 45-vjeç dhe A. H., 39-vjeç.

Pas ngjarjes ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Policia ka sekuestruar një automjet tip “Golf” i cili është i autorit të ngjarjes, teksa vijon puna për arrestimin e këtij të fundit.

“Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 24.12.2023, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit