![Të shtëna me armë në Krujë, një…](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2022/11/arme-zjarri-650x365.jpg)
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Krujë. Bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bruz të Krujës. Si pasojë e ngjarjes ka mbetur një person i plagosur.
Ky i fundit ende i paidentifikuar është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Edhe nuk dihen shkaqet e plagosjes. Policia nuk ka shkuar ende për shkak të rrugës së keqe.