
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Laçit, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, tre të rinj janë qëlluar me armë dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Po ashtu, është plagosur edhe një grua, e cila ndodhej në vendin e ngjarjes duke shitur qirinj.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.
Hetimet janë në vijim dhe pritet një reagim zyrtar nga Policia për sqarimin e plotë të rrethanave.
<iframe width=”458″ height=”815″ src=”https://www.youtube.com/embed/VbX1S4za3B4″ title=”” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij.