Të shtëna në një kantier ndërtimi në Tiranë, një i plagosur

Të shtëna në një kantier ndërtimi në…

Një ngjarje me të shtëna armësh ka tronditur orët e para të mëngjesit në Tiranë. Rreth orës 03:30, në rrugën “Selaudin Zorba”, 45-vjeçari Xh. Xh. dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Si pasojë, 37-vjeçari M. G., i cili ndodhej në afërsi, ka mbetur i dëmtuar lehtë.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Nga veprimet e para hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e 45-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe motivin e konfliktit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit