![Të shtëna me armë në Pejë/ Plagosen…](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2024/05/IMG_7767-650x365.webp)
Tre persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në Pejë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bekim Berisha-Abeja”.
Kështu raportoi zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Mediat në Kosovë raportojnë se të plagosurit janë dërguar për trajtim të specializuar mjekësor në Prishtinë.