Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një person

Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset…

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar minuta më parë në qytetin e Shkodrës. Për pasojë ka mbetur i plagosur një qytetar. Ai është identifikuar si Selami Brahimi. Të shtënat janë dëgjuar në lagjen “ 10 Korriku”, në hyrje të qytetit verior në orën 17:55. Sipas policisë, Brahimi ka qenë i ndaluar në momentin kur është qëlluar.


Breshëria i është drejtuar një automjeti tip “Citroen” teksa ka qenë i ndaluar, ndërsa personi që është qëlluar u transportua drejt spitalit të Shkodrës. Blutë bëjnë me dije se po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit