Të shtëna me armë në shkollën e mesme Perry në Iowa

Të shtëna me armë në shkollën e…

Dita e enjte ka shënuar rikthimin e sezonit në shkollën e mesme Perry në Iowa të amerikës dhe rreth 1800 nxënës janë përballur me të shtëna me armë. Pocial është gjendur me urgjencë në vendgjarje sipas mediave lokale dhe ende është bërë e ditur se ka viktima dhe të plagosur por është bërë i ditur numri i tyre.

Sherifi i Qarkut Dallas Adam Infante tha se shkolla nuk kishte filluar ende kur filluan të shtënat.

“Për fat të mirë kishte shumë pak studentë dhe pedagogë në ndërtesë gjë që mendoj se kontribuoi në një rezultat më të mirë. Nuk ka asnjë rrezik tjetër për publikun, komuniteti është i sigurt. Tani po punojmë duke u përpjekur të kuptojmë gjithçka që ka ndodhur.” – deklaroi Adam Infante në deklaratën për mediat.

Rreth orës 7:37 të mëngjesit me orën lokale, autoritetet u njoftuan për një situatë aktive të të shtënave në shkollën e mesme, tha ai. Një oficer mbërriti fillimisht brenda shtatë minutave dhe gjeti viktima të shumta me armë zjarri. Nuk është menjëherë e qartë se sa njerëz u plagosën dhe cila është shkalla e lëndimeve të tyre, u tha ai gazetarëve.

Sulmuesi është identifikuar, por sherifi nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme.

Raportohet se nga të shtënat e zhvilluara kanë mbetur të plagosur dy nxënës dhe një punojës i stafit të shkollës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit