Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e kësaj të shtune zonën pranë Urës së Milotit, në qarkun e Lezhës.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 18:00, një person i identifikuar me inicialet Gj. Gj., i cili udhëtonte me një automjet tip “Audi”, dyshohet se ka hapur zjarr në drejtim të një tjetër automjeti të po të njëjtit tip, që ishte në lëvizje.
Makina e sulmuar drejtohej nga M. J., 30 vjeç, banues në Rubik. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta policie janë angazhuar në kërkimin e autorit të dyshuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar rrethanat e plota të incidentit, si edhe për të sqaruar motivin që çoi në përdorimin e armës së zjarrit.