Të shtëna me armë zjarri brenda universitetit, plagosen disa persona, vetëvritet autori

Të shtëna me armë zjarri brenda universitetit,…

Një person i armatosur plagosi disa njerëz si pasojë e të shtënave brenda një sallë leksionesh në Universitetin e Heidelberg në Gjermaninë perëndimore. Mediat e huaja shkruajnë se autori më pas kreu vetëvrasje.

“Një person ka plagosur disa persona në një sallë leksionesh me një armë. Autori ka vdekur”, tha policia e Manheim në një deklaratë.

Në rrjete sociale, policia shtoi se oficerët ishin vendosur në kampusin e universitetit Neuenheimer Feld. Sipas policisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 12 të mesditës. Zona është rrethuar ndërsa policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit