
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e së martës në Laç, nga ku ka mbetur i plagosur një person.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur te Lugina e Patokut, një zonë turistike si pasojë e një konflikti mes dy personave të armatosur.
Burime zyrtare bënë me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi B.S. ka plagosur me çifte shtetasin B. P., i cili është dërguar në spitalin e Kurbinit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.