Të shtëna me armë zjarri në Berlin, të paktën 4 të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Berlin,…

Të paktën 4 persona, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë, janë raportuar të plagosur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Berlin të Gjermanisë pas të shtënave me armë.

Sipas mediave gjermane, ngjarja ka ndodhur pak para orës 4 të mëngjesit, jo shumë larg selisë së Partisë Socialdemokrate gjermane.

Agjent të shumtë të policisë janë zhvendosur në këtë zonë, me mbështetje nga ajri të helikopterëve, duke punuar për të arrestuar personat e përfshirë në këtë ngjarje edhe pse deri tani nuk ka asnjë të dhënë më shumë.

“Aktualisht, situata është shumë e paqartë. Detaje të tjera për momentin nuk mund të japim. Deri tani nuk ka asnjë provë që kjo ngjarje të ketë motive politike”, tha një zëdhënëse e policisë.

 

burimi: boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit