Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, ndalohet automjeti i dyshuar i autorëve

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë,…

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e sotme (15 gusht), në qytetin e Lezhës.

Mësohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Ngjarja ndodhi në rrugën e Shëngjinit, në afërsi të lagjes ‘Xhenjo’.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Një automjeti i cili dyshohet se është përdorur nga autorët, është ndaluar në Kryebushat të Shkodrës

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit