Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Ditën e sotme janë shënuar të shtëna me armë zjarri në Shkodër.

Mësohet se një 42-vjeçar ka telefonuar policinë për incidentin.

Shtetsai A.B është shprehur se persona të paidentifikuar i kanë qëlluar me armë zjarri në momentin që udhëtonte me një mjet të llojit “Toyota”.

42- vjeçari nuk ka pësuar lëndime, por ka patur vetëm dëmtime të makinës.

Policia njofton se nuk dihen ende autorët e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 02:00, shtetasi A. B., 42 vjeç, banues në fshatin Mjedë, ka njoftuar sallën operative se në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, në rrugën e fshatit Vukatane, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Toyota”, të cilin e kishte marrë me qira, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit