Tè shtëna me armë zjarri në Shkodër, sherr mes dy tè rinjve

Tè shtëna me armë zjarri në Shkodër,…

Një incident i rëndë është shënuar sot në qytetin e Shkodrës, ku një konflikt banal ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit, tip automatik.

 

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites,  te “Tre Heronjtè” duke shkaktuar panik në zonë, megjithëse fatmirësisht askush nuk ka mbetur i lënduar.

 

Sipas informacioneve paraprake, një person, Altin Shpendi 26 vjeç ka kanosur një 20-vjeçar me iniciale Xh.G, duke qëlluar fillimisht një herë në ajër. Pas këtij veprimi kërcënues, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa i riu që u kërcënua nuk ka pësuar dëmtime fizike.

 

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa po punon për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë konflikt.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit