Të shtëna me ârmë zjarri në Shkodër

Të shtëna me ârmë zjarri në Shkodër

Mbrëmjen e sotme janë regjistruar në Shkodër të shtëna me armë zjarri ku është qëlluar ndaj një të riu, por fatmirësisht nuk ka persona të plagosur.

Policia e Shkodrës bëjnë me dije se të shtënat janë regjistruar në mes të qytetit dhe nuk ka persona të lënduar.

Uniformat blu kane identifikuar personin që qëlloi me armë dhe është vënë në ndjekje të tij.

Sakaq, nuk dihet ende shkaku i të shtënave ndërsa ne vendin e ngjarjes po punohet për zbardhjen e plotë të saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit