Të shtënat me armë në Kamëz/ Ky është çifti Paluca që u plagosën për hakmarrje

Të shtënat me armë në Kamëz/ Ky…

Një plagosje e dyfishtë me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamëz, në rrugën ‘Kosova’.

Një person, emrin e të cilit policia nuk e ka bërë me dije ende, ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Preng Paluca, rreth 50 vjeç dhe bashkëshortes se tij shtetases Antoneta Paluca, rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gazetari i Fax News, Fatjon Gjinaj raportoi nga Kamza duke treguar se gjendja e e Preng Palucat është e rëndë dhe se ai ka qenë shënjestra e atentatit, ndërsa bashkëshortja është plagosur rastësisht.

Fax News ka siguruar dhe foton e të plagosurve, ndërkohë mësohet se Policia e Tiranës ka komunikuar edhe me Policinë e Durrësit dhe Fushë-Krujës për të kapur autorin.

“Banesa ndodhet në periferi të qytetit të Kamzës. Siç e theksuat dhe ju Preng Paluca, 50 vjeç, dhe Antoneta Paluca, 41 vjeç, janë plagosur nga të2 shtënat me armë zjarri nga një person i dyshuar për ngjajrne emri i të cilit nuk është bërë i ditur. Pista kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes. Në rrugën Kosova në Kamëz, autori ka pasur shënjestër Preng Palucën, ndërsa bashkëshortja është plagosur rastësisht. Preng Paluca është në gjëndje të rëndë, ndërsa bashkëshortja është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ngritur postoblloqe të ndryshme, dhe ka komunikuar me policinë fqinje, Fushë-kruja dhe Durrësi, për të kapur personin që ka kryer atentantin”, raportoi gazetari Fatjon Gjinaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit