Të shtënat me armë në Lushnje, plagoset 60-vjeçarja

Të shtënat me armë në Lushnje, plagoset…

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë të enjte gjatë mesditës në fshatin Ballagat, Lushnjë. Sipas policisë ka mbetur e plagosur me armë zjarri shtetasja me iniciale B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat.

Mësohet se e moshurara ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe se rrethanat janë ende të pa qarta .

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit