Të shtënat me armë zjarri në Fushë-Krujë, sherri nisi për një lojë tavëll

Të shtënat me armë zjarri në Fushë-Krujë,…

Mbrëmjen e 28 shkurtit u regjistruan të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë. Si pasojë e ngjarjes një person mbeti i plagosur. Autori pas ngjarjes është arratisur, teksa është shpallur në kërkim nga policia.

Shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i momentit për një lojë tavëll. Më konkretisht autori Perlat Merlika dhe i plagosuri Artan Goga kanë qenë bashkë në një lokal, ku pas sherrit për lojën, Merlika ka qëlluar me armë zjarri 57-vjeçarin.

Plumbi e ka kapur 57-vjeçarin në shpatull. I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia policia po vijon punën për kapjen e autorit, teksa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit