Të shtënat me armë zjarri në Lezhë| Policia: Qëlloi në ajër

Të shtënat me armë zjarri në Lezhë|…

Mbrëmjen e djeshme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në Lezhë, pas kësaj ngjarje që edhe mund të kthehej në tragjedi, ka ardhur reagimi i Policisë së Shtetit. Në njoftimin e saj, Policia, ka deklaruar se një person ende i paidentifikuar, ka qëlluar ne ajër, ndërkohë ata shtojnë se po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorit. Ndërkohë sipas informacioneve paraprake nuk ka persona te lënduar.

NJOFTIMI

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:05, në një rrugë dytësore, në dalje të qytetit Lezhë, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër .

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë që mund të çoje në identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit