Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, Policia: S'ka të plagosur, në kërkim autorët

Të shtënat me armë zjarri në Shkodër,…

Pas lajmit se dy persona u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në Shkodër, ka reaguar dhe Policia e këtij qyteti. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, blutë shprehen se nga ngjarja nuk ka të plagosur ndërsa shton se autorët janë në kërkim.

Policia konfirmon se është qëlluar ndaj një automjeti tip ‘Hyundai’ e cila është në pronësi të 30-vjeçarit F.H., banues në Dobraç të Shkodrës.

Raportohet se blutë e qytetit kanë shoqëruar disa persona në komisariat, pasi dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2020, rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin F. H. 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.

Vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./Gazetaatdheu.com/

LEXO EDHE: 

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për të plagosur

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit