Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, u qëllua me pistoletë ndaj dy vëllezërve, autori në kërkim

Të shtënat me armë zjarri në Shkodër,…

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër. Sipas policisë se shtetasi K.F kishte qëlluar me armë zjarri ndaj dy vëllezëve, D.K dhe A.K si shkak i një konflikti të çastit.

Mësohet se nuk ka të lënduar. Sipas njoftimit të policisë autori i ngjarjes është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i Plotë:

Shkodër/Informacion paraprak. Në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit mes shtetasit K.F dhe vëllezërve D. K e A. K, shtetasi K.F dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe është larguar. Nuk ka persona të lënduar.Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së Shkodër po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit