Të shtënat në Bulqizë, policia identifikon autorin e ngjarjes

Të shtënat në Bulqizë, policia identifikon autorin…

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes së ndodhur në mbrëmje në Bulqizë, i cili ndërsa i kishte vendosur gjobë një biznesmeni me anë të mesazheve kërcënuese, është pikasur në një shpat mali ku sapo ka parë policinë ka qëlluar në ajër për tu larguar më pas në errësirë.

‘Policia  identifikon dhe vijon kontrollin e zonës për kapjen e  autorit të kërcënimit për vënie gjobë ndaj një biznesmeni.

Me datë 19.06.2020, shtetasi G.B, (biznesmen), është paraqitur  në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe ka bërë kallzim, i cili ka deklaruar që është telefonuar dhe kërcënuar për vënie gjobë nga  një shtetas.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale, Policia identifikoi  shtetasin  F.Sh,  i cili kishte telefonuar dhe kërcënuar shtetasin G.B.

Në vijim të veprimeve për kapjen e autorit, policia ka shoqëruar biznesmenin në vendin ku i kishte kërkuar autori që të paraqitej.

Shtetasi F.Sh, i cili ishte fshehur  rreth 500 metra në shpatin e malit, ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi.

Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën dhe  vijon  krehja për  kapjen e autorit.’

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit