Të shtënat në Top Channel/ Pasojat mund të ishin më të mëdha, 3 minuta më herët u largua furgoni me punonjësit

Të shtënat në Top Channel/ Pasojat mund…

Në Top Channel mund të kishte ndodhur një tragjedi e vërtetë. Afro 3 minuta përpara se godina të qëllohej nga breshëria e plumbave kallashnikov, një furgon me punonjës u largua nga puna. Bëhet fjalë për gazetarët, montazhierër, operatorët dhe gjithë stafi i turnit të dytë. Pas përfundimit të punës ata u nisën po drejt banesave të tyre. Vonesa e agresorve me 180 sekondëshe mund të kishte përfunduar me bilanc edhe më tragjik.

Ndërkohë të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë, e shënuar mbrëmjen e kaluar. Mësohet se automjeti tip “Range Rover” me të cilin autorët kryen krimin, dhe më pas e dogjën në Golem, nuk figuron e regjistruar në vendin tonë. Dyshohet se mjeti mund të jetë e vjedhur në shtetin anglez.

Ndërkohë misteri vijon. Targa e mjetit po ashtu ishte e vjedhur nga një makinë e regjistruar në Elbasan. Targa fillimisht ka qenë në pronësi të një kameramani të një emisioni në ‘Top Channel’, i cili vetëm pak kohë më parë e kishte shitur tek një i afërm i tij. Ka qenë ky i fundit, i cili ka denoncuar vjedhjen e targave, por mjeti “Rang Rover” la lëvizur i kamufluar si makinë e regjistruar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit