Të shtënat në Vlorë/ Zbardhen detaje nga ngjarja

Të shtënat në Vlorë/ Zbardhen detaje nga…

Detaje të reja bëhen me dije nga ngjarja e ndodhur në Vlorë gjatë natës, ku u shënuan me armë zjarri.

Mësohet se 19-vjeçari Daniel Zotaj qëlloi me armë për të kanosur pronarin e një hoteli – Taulant Dukën.

I riu u vu në pranga për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.

“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin i cili dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër për motive të dobëta. Vihet në pranga shtetasi D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë. Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen ‘Ujë i Ftohtë’ Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T.D., për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi”, njoftoi policia.

I riu akuzohet se pas një sherri, ka kanosur me armë zjarri, Taulant Dukën, i cili është administrator dhe pronari i një hoteli në zonën e Lungomares në Vlorë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit