Të tjera detaje nga ngjarja e rëndë: Vajzat nuk dilnin prej vitesh nga banesa

Të tjera detaje nga ngjarja e rëndë:…

Mbrëmjen e djeshme Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë.

Nënë e bijë u gjetën të pajeta në banesën e tyre ndërsa vajza tjetër ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në banesë u gjetën Zhaneta Josifi, 56 vjeçe, Anisa Josifi, 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi, 34 vjeçe është dërguar me urgjencë në spital

Personi që vuri alarmin lidhur me familjen ishtë vëllai i të zonjës së shtëpisë i cili njoftoi policinë pas disa telefonatave për shkak se askush nuk përgjigjej.

Me ndërhyrjen me forcë të policisë u gjetën viktimat dhe njëra prej vajzave në gjendje të rëndë.

Policia në njoftimin zyrtar tha se dyshimet e para janë për vetëflijim duke qënë se ishin edhe besimtare të Jehovait dhe besonin në kultin e ringjalljes.

Ndërkohë, drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes, tha se tek trupat e viktimave nuk ka pasur shenja dhune.

Ai u shpreh se janë konstatuar shenja të mosushqyerjes.

Mediat treguan pamje të banesës dhe dritaren e tualetit, nga e cila forcat zjarrfikëse hynë në banesën e Zhaneta Josifit, ku u gjet e pajetë bashkë me njërën nga vajzat.

Të tjera detaje bëhen të ditura lidhur me ngjarjen e rëndë.

Mësohet se, mbi 50% e trupit të Anisës ishte dekompozuar dhe se, ishte mbajtur për një kohë të gjatë e pajetë në banesë.

Njëra nga fqinjët tregon se ishte një familje shumë e mirë dhe një familje model.

Ajo rrëfent se sipas fqinjëve të tjerë vajzat nuk dilnin prej kohësh ndërsa e vetmja që dilte ishte nëna e tyre Zhaneta. Anisa kishte rreth dy vite që s’dilte nga banesa.

Ato ishin vajza me shkolla të larta, ishin të shkëlqyera. Njerëzit vinin në shtëpinë e tyre por vajzat s’pranonin asnjë brenda.

Ndërsa vetë ajo tregon se, prej 5 vitesh nuk i kishte parë kurrë vajzat.

Sipas saj ato pasi mbaruan shkollat nuk dilnin më nga banesa dhe madje thuhej në pallat se donin të bëheshin murgesha.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit