Të tjera të dhëna shqetësuese nga ”25 Prilli”, 17 qytetarë në Shkodër votuan 34 herë

Të tjera të dhëna shqetësuese nga ”25…

Kryqëzimi i të dhënave nga paisja PEI vijon që të sjellë të dhëna interesante rreth asaj që ka ndodhur me zgjedhjet e 25 Prillit.

Administrata e KQZ-së, në një përgjigje për KAS, ka zbuluar se nga kryqëzimi i të dhënave në qarkun e Shkodrës, është vënë re se 17 qytetarë dyshohet se kanë votuar 34 herë në Qendra te ndryshme Votimi.

Bazuar në të dhënat e detajuara që ofrohen në tabelë, një person shihet se ka votuar 7 herë.

Të dhënat e kryqëzuara u ofrohen anëtarëve të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, pasi në mbledhjen e ditës së hënë, dy anëtarët e KAS Ledio Braho dhe Elvis Çefa kërkuan këtë informacion, pas ankimimit të rezultatit nga opozita.

Për Qarkun Shkodër, PD ka kërkuar nga KAS shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre, pasi sipas kësaj force poltike, ka dyshime të arsyeshme për shkelje të ligjit. Ankimimi për Shkodrën do vijojë shqyrtimin sot pas ankimimit të Tiranës.

Votimi i personave më shumë se një herë është evidentuar dhe në qarkun e Gjirokastrës apo Beratit, e megjithatë mbetet  e paqartë nëse këto raste janë referuar apo jo për hetim në prokurori.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit