Nga Ministria e së Vërtetës.
Ad Hila është marrë gjatë mbrëmjes së djeshme në pyetje lidhur me skandalin e videove intime me artistet të filmuar në studion muzikore.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Vërtetës, policë e police të turnit të mbrëmshëm, por jo vetëm kanë qenë nën masa të rrepta sigurie.
Mësohet se vajzat police dhe meshkujt policë janë veshur me brekë prej hekuri dhe të siguruar me dry, kjo për shkak të frikës nga kompozitori.
Ad trimi që shkundi artistet shqiptare, këngëtare e aktore, të cilat edhe i filmoi gjatë aktit, thuhet se ka tmerruar të gjithë policinë e Tiranës.
Në vazhdën e skandaleve, videove intime dyshe e treshe, siguria e policëve, meshkuj e femra ka qenë e lartë për të mos ndodhur një e pabërë.
Për t’u ruajtur nga arma e krimit të Hilës, kreyepolici Hita ka bërë thirrje për siguri të lartë për policët që të mos bien në dorë të Adiddy Hila.