Të veshur vetëm me mbathje, dy burrat zihen me grushte me një femër (PAMJE)

Të veshur vetëm me mbathje, dy burrat…

Një sherr i pazakontë ka ndodhur mes një gruaje dhe dy burrave të cilët kishin konsumuar shumë alkol në festën e çmendur në Londër. Mediat vendase shkruajnë se një grua është përleshur me dy burra të cilët i qëllojnë me grushte.

Pamjet u shpërndanë në rrjetet sociale dhe siç shihet gruaja rrihet keq nga dy meshkujt të cilët ishin të veshur vetëm me të brendshme.

Pamjet u shpërndanë më vonë në Tëitter, ku qytetarët e quajtën grupin “të turpshëm”, ndërkohë një person bëri një ironizim duke thënë : “Tani mund të themi se Mbretëria e Bashkuar është kthyer në normalitet”.

Një zëdhënës i Policisë tha: “Policia u thirr në orën 22: 11 të Dielën, 18 Prill pas raporteve të një përleshjeje në Rrugën Barking afër kryqëzimit me Newhaven Lane. Nuk pati raportime për ndonjë lëndim serioz dhe asnjë arrestim.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit