“Të vijë turp!”, vëllai Strakoshës hedh poshtë zërat: Thomas s’është i infektuar me Covid-19

“Të vijë turp!”, vëllai Strakoshës hedh poshtë…

Ish-lojtari i Torinos, Massimo Brambati, aludoi se dy lojtarë të Seria A, mes të cilëve Thomas Strakosha janë infektuar me Covid-19, por klubet kanë fshehur lajmin.

Brambati tha se futbollisti tjetër i prekur është Kessie i Milanit, që gjatë udhëtimit nga Afrika udhëtoi përkrah Gervinho-s, duke bërë që edhe ky i fundit të vetizolohet.

Megjithatë këto pretendime janë hedhur poshtë nga persona të afërt me dy lojtarët. Strakosha e konsideroi çështjen delikate dhe tha se me vendim të klubit nuk mund të shprehet personalisht.

Ishte vëllai i tij Dimitri Strakosha, duke iu drejtuar ish-lojtarit u shpreh se: “Duhet të të vijë turp që përhap gënjeshtra. Nëse nuk do të kisha respekt për moshën që ke do të hidhja personalisht në gjyq për dezinformim”.

Sidoqoftë situata në kampin lacial mbetet e qetë dhe e patrazuar nga aludime të tilla. Strakosha duket se po e lë pas dëmtimin dhe së shpejti do të kthehet në fushë.

/Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit