Tea rikthehet në ‘Përputhen’ dhe i thotë të gjitha: Nga Bearti te lidhja e re

Tea rikthehet në ‘Përputhen’ dhe i thotë…

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni është rikthyer këtë të hënë në program për një ribashkim me personazhet e tjerë.

Ajo ka folur pak për jetën private, duke thënë se aktualisht ndihet e lumtur dhe e qetë.

Mirëpo, opinionisti Arjan Konomi nuk ia ka kursyer një pyetje rreth të shkuarës së saj me Beartin.

“A e vuajte ndarjen me Beartin?”, e pyeti ai. Tea e pranoi që ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të, por familja i ka qëndruar më afër se kurrë.

“Do gënjeja po të thoja jo. Po. Ka qenë periudhë e vështirë, ndoshta ngaqë kishin kaluar shumë gjëra njëra pas tjetrës dhe u mblodhën të gjitha. Nuk e di, kjo më ka bërë që të ndihem goxha keq. Familja më ka ndenjur shumë afër, më afër se kurrë më parë në jetën time. Ma ka bërë më të thjeshtë këtë periudhë”, u shpreh ajo.

Tea ka shtuar se që nga momenti i ndarjes nuk ka komunikuar më me Beartin. Po ashtu, ish-konkurrentja tha se nuk ka nisur akoma një lidhje të re.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit