Tea Trifoni ‘kapet mat’ me partnerin e saj

Tea Trifoni ‘kapet mat’ me partnerin e…

Tea Trifoni para disa ditësh në një bashkëbisedim virtual që zhvilloi me ndjekësit e saj, foli hapur lidhur me lidhjen e e re të dashurisë që po jeton këto kohë.

E ftuar në emisionin “N’Fermë”, ajo ka rrëfyer se partnerin e ka njohur nga Fation Kuqari dhe se ai është një djalë i thjeshtë dhe jo emër i njohur për publikun.

Është dikush që unë jam duke e njohur për momentin. Është figurë jo e njohur, njeri i thjeshtë, nga zona ime, aty afër, nga Fieri. E kam njohur me Fationin, rastësisht, kur nuk e pret të vjen. Isha duke festuar për qejfin tonë dhe na doli ky bandilli. Ishte shumë i ëmbël”, u shpreh Tea.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit