Teatri/ A janë të përçarë Europa dhe SHBA në qëndrimet e tyre?

Teatri/ A janë të përçarë Europa dhe…

Më në fund pas ditëve të tëra heshtje dhe dy takimeve të ambasadores Yuri Kim me kryeministrin, selia e rrugës së Elbasanit ka guxuar të bëjë një vërejtje kundër qeverisjes së Edi Ramës.
Sipas njoftimit të bërë në faqen zyrtare “Ambasadorja theksoi (në takimin me kryeministrin) rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje”.
Pra, po ta shohësh me sy kritik ndaj qeverisë kjo tërheqje veshi mund të interpretohet si një akt i nxituar dhe unilateral në shembjen e teatrit.
Gjithësesi duke u krahasuar me qëndrimet e paraardhësve që në vitin 2016 e quanin luftën kundër drogës “një histori suksesi”, apo zgjedhjet vandale të Dvroranit në gjykatën Kushtetuese si “një hap që duhej përshëndetur”, këto vërejtje me pikatore mund të shihen si një devijim nga linja e mbështetjes pa kushte për autokratin e Tiranës.
Por, sado të tilla të jenë në njërën anë, ato duket se kontrastojnë fort me qëndrimet e mbajtuar nga vendet europiane.
Menjëherë porsa u shemb godina e teatrit,Ambasada Britanike dhe ambasadori gjerman në Shqipëri reaguan që në orët e para të mëngjesit.
Në postimin në Twitter, ambasada britanike shprehu shqetësimin për humbjen e mundësisë së një dialogu për çështjen e Teatrit Kombëtar. Po ashtu, ambasada u shpreh shqetësimin edhe për episodet e dhunës në vendin e ngjarjes.
Ndërsa Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, e cilësoi të nxitur dhe të pakuptimitë shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. “Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar” shkroi ai.
Edhe në strukturat e larta të BE mosaprovimi qe i dukshëm: “Dënoj shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë të dielën, e cila shkon kundër vlerave europiane si ruajtja e trashëgimisë kulturore, sundimit të ligjit dhe dialogut transparent.
Frikësimi dhe përdorimi i dhunës ndaj protestuesve, shoqërisë civile, artistëve si dhe politikanëve të opozitës janë të papranushme” deklatoi Donald Tusk, ish-kreu i Këshillit Europian, njëkohësisht president i PPE, Donald Tusk, pas shembjes së teatrit që u shoqërua edhe me akte dhune policore. Ndërsa Komisioni Evropian shprehu keqardhje që prishja e Teatrit Kombëtar u bë pa dialog me shoqërinë civile. “Është e vërtetë që shembja e Teatrit Kombëtar ndodhi në një kohë kur kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile, para se vendimi të bëhej i pakthyeshëm. Keqardhje që thirrjet tona nuk u ndoqën autoritetet kombëtare dhe locale”, deklaroi Ana Pisonero, zëdhënëse e KE-së për zgjerimin, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Pra nuk do shumë mund për të kuptuar se ka një diferencë mes qëndrimeve të SHBA dhe atyre të vendeve Europiane në raport me qeverisjen në Shqipëri. A mos vallë autokrati i Tiranës ka arritur të notojë në shtegun e ngushtë të mosmarrëveshjeve ndërmjet perendimorëve? A mos vallë po përsëritet i njëjti skenar si në Prishtinë?
Vështirë të arrihet në konkluzione me këto të dhëna. Por ajo që është e dukshme është seqëndrimi i ambasadës së SHBA ishte shumë më i tërhequr se ai i pjesës tjetër të ndërkombëtarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit