Teatri Kombëtar “hidhet” në landfill

Teatri Kombëtar “hidhet” në landfill

Me të njëjtin nxitim që nisi puna për prishjen e teatrit, Bashkia e Tiranës po vijon për transportin e inerteve dhe lirimin e hapësirës ku pritet të ndërtohet teatri i ri kombëtar. Ora News ka ndjekur këtë të martë punën për transportin e inerteve.

Pas daljes nga ai që tashmë do të quhet kantieri i ish-teatrit, kamionët nisen drejt rrugës së Elbasanit, për të vijuar në Unazë, më pas në Kombinat dhe më në fund në landfillin e Sharrës, aty ku do të jenë pjesë e mbeturinave të qytetit edhe dosje, gardëroba apo elementë të tjerë të përdorur ndër vite nga artistët e teatrit.

Por para se kamionët të futen në brendësi të landfillit, ndalojnë që disa prej mbetjeve të teatrit ti hedhin në rrugë.

Këto mbetje siç duket e kanë një vlerë, pasi me t’i hedhur kamioni në rrugë, një makinë e Bashkisë ndalon dhe i ngarkon për ti çuar nuk dihet se ku.

Në landfillin e Sharrës janë depozituar të gjithë mbetjet e teatrit, ndërsa kamionët nuk ndalojnë punën për lirimin e tokës, duket për ta bërë gati për nisjen sa më parë të punës ndërtimore.

Janë të paktën 10 kamionë të cilët vijojnë punën pa ndërprerje deri në përfundim të punës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit