Teatri/ Tjetër kallëzim për Ramën e Veliajn

Teatri/ Tjetër kallëzim për Ramën e Veliajn

Depozitohet kallëzimi i radhës në prokurori ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, lidhur me Teatrin Kombëtar.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka depozituar padinë e 6 në SPAK për shembjen e Teatrit.

Kallëzimi i fundit i depozituar në SPAK  bëhet kundër kryeministrit Rama, kryebashkiakut Veliaj, kompanisë private Big-Bjarke Ingels Group dhe arkitektit danez Ingels, kompanisë Fusha dhe administratorit të saj Shkëlqim Fusha.

AMT kërkon nga SPAK fillimin  e ndjekjes penale ndaj personave të kallëzuar për kryerjen e veprave penale korrupsionin pasiv ne sektorin privat, dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim detyre.

Po kështu AMT këron marrjen e sekuestros preventive ndaj projektit të Ingels për Teatrin dhe pezullimin e procedurave të konkursit për projektin e Teatrit të ri të shpallur nga bashkia Tiranë pas shembjes së tij.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit