TEC-et po i vendosin flakën parave tona, askush nuk do t’ia dijë për popullin

TEC-et po i vendosin flakën parave tona,…

Termocentrali i Roskovecit do të ndërtohet sepse kështu do partia, mos kundërshtoni kot.

Edhe pse banorë të zonës dhe këshilltarë të majtë e të djathtë nuk janë dakord që ky TEC të ndërtohet, bashkia Roskovec e ka vendosur ta ndërtojë në zonën bujqësore të Suk 1.

Ministri doli dhe e qetësoi paksa opinionin publik duke thënë se ndërtimi i TEC-it nuk sjell rrezik për mjedisin dhe se është një impakt strategjik dhe ekonomik. Por si dhe pse ta besojmë ministrin?

Duke parë historinë e dështimit të TEC-it të Vlorës e kemi të vështirë t’ju besojmë ju nga i pari deri tek i fundit.

I projektuar në vitin 2001, në kulmin e atëhershëm të energjisë, dhe i ndërtuar në vitin 2009, TEC Vlora është ende “në konservim”. Megjithëse shteti shqiptar ka shpenzuar plot 130 milionë euro për ndërtimin dhe vijon të paguajë miliona të tjera për ta mirëmbajtur, investimi nuk është funksional, për shkak të “disa gabimeve”. Por, askush nuk është përgjegjës, megjithëse vlera e atij investimi po ulet vit pas viti, për shkak të amortizimit.

Qeveria mori një kredi asokohe mbi 100 milionë euro nga Banka Botërore për ndërtimin e një Termocentrali, ndërsa shteti shqiptar vazhdon të paguajë këstet e kripura të kredisë, që shkojnë rreth 10 milionë euro në vit. Edhe pse kalvari i përpjekjeve për vënien e tij në punë ka qenë i gjatë i lodhshëm dhe plot vuajtje me keqardhje themi se është projekt i dështuar. Po TEC-i i Roskovecit a do të ketë të njëjtin fat?

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit